Edhe juniorët e Dritës larg Gjilanit: Ja ku kanë udhëtuar

Skuadra e Dritës këtë vit është bërë një nga skuadrat më të përforcuara.

Përpos ekipës së parë parë, kjo skuadër tashmë është duke punuar mjaft shumë edhe në shkollën e futbollit, shkruan Gazetaolle.

Tashmë gjenerata U19 e Dritës ka udhëtuar drejt Istogut në kompleksin ‘Onix’, për fazën përgatitore para edicionit të ri.

Njoftimi: Sot kemi filluar fazën përgatitore në Banjën Onix të Pejës. Do të bëjmë maksimumin që të jemi të gatshëm për fillimin e kampionatit.

Kujtojmë se kjo gjeneratë udhëhiqet nga ish futbollisti i njohur i Superligës, Genc Sremaxhaj.