Edhe Hazir Asllani i fundit në shigjetari

Krahas Urata Ramës, edhe një garues tjetër nga Kosova në garën e shigjetarisë përfundoi i fundit në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Është Hazir Asllani që doli i 64-ti. Ai mblodhi vetëm 554 pikë në total në disiplinën individuale.

Në pjesën e parë ai mblodhi 270 pikë, kurse në të dytën ishte diç më i mirë duke fituar 284 pikë.