“Edhe Guardiola me Mourinhon do ta kishin problem me këtë skuadër të Superligës”

Klubi i Feronikelit e ka prezantuar trajnerin e ri, ku Agim Sopi do të jetë pasardhës i Dejan Vukiçeviqit që u largua ditë më parë.

Trajneri Sopi tashmë ka debutuar me ‘Niklin’ në humbjen 0:2 nga Ballkani në Drenas.

Sopi e ka zëvendësuar malazezin Vukiçeviq, i cili nuk arriti të lë gjurmë në futbollin kosovar.

Ardhjen e tij në Kosovë e ka komentuar edhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar Arben Zeqiri.

Zeqiri në mes të tjerash ka thënë se ardhja e Sopit te Feronikeli ka qenë mos-profesionalizëm i klubit drenicas.

“Një situatë e vështirë për trajnerin e ri. Cilido që trajner të jetë, do ta ketë problem duke mos e njohur mentalitetin e futbollit kosovar”, ka thënë Zeqiri në ‘Sports Show’.

“Në rrethanat aktuale, Feronikeli duhej ta angazhonte një trajner kosovar që e njeh strukturën e futbollistëve, pasi ai ka gjetur, çfarë ka gjetur”, vlerësoi Zeqiri.

“Edhe Mourinhon, edhe Guardiolën me sjell te Feronikeli, do ta ketë problem ta zgjojë nga kjo krizë Feronikelin”, theksoi Zeqiri.