Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës mburret me Kombëtaren e futbollit

Kosova ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje edhe ndaj Çekisë, duke fituar 2-1 në “Fadil Vokrri”.

Tashmë në total numri i ndeshjeve pa humbje ka shkuar në 15, shkruan Gazeta Olle.

E për këtë sukses, Dardanët janë përkrahur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

FBK ka shpërndarë një postim të Komitetit Olimpik të Kosovës, në të cilën shkruhet: 15 ndeshje pa humbje./GazetaOlle