Edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare i bashkohen Kosovës, emri i njërit do t’iu befasojë

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, përfaqësueses së Kosovës priten ti bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluarën kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, përfaqësueses së Kosovës priten ti bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluarën kanë mbrojtur ngjyrat kuqeziBëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama dhe sulmuesin Besart Berisha.

Pasi i dha fund karrierës te Munchen 1860, Rama tashmë zgjedh të përfaqësojë Kosovën, shkruan Top Channel.

Për herë të fundit, mesfushori 28-vjeçar ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për sfidën e 15 Qershorit 2015, në fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Francës, miqësore në të cilën u aktivizua në minutën e 56-të si zëvendësues i Ermir Lenjanit.

Gjatë kualifikueseve të Kombëtares drejt marshimit historik në Euro 2016, Valdet Rama luajti vetëm 8 minutat e fundit të sfidës së barazuar 1-1 në shtëpi me Danimarkën më 11 Tetor 2014.Ecuria në Kombëtare e lojtarit që në edicionin e kualifikueseve drejt Botërorit Brazil 2014 ishte titullar i padiskutueshëm, u ndikua nga dëmtimet e shumta.

Valdet Rama vendos të largohet nga Shqipëria, pas 14 ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 3 gola.Mesfushori u bind ti bashkohet Kosovës në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 pas takimit me trajnerin Bunjaki, ndërsa për çështje orësh do të paraqesë zyrtarisht kërkesën në Federatën e Kosovës dhe në zyrat e FIFA-s.

Në radhët e Kosovës do të aktivizohet edhe Besart Berisha, sulmuesi që me golat e tij ka çmendur Australinë, ku është shpallur edhe tre herë golashënuesi më i mirë në A-League. 31-vjeçari nga Prishtina ka pranuar të përfaqësojë vendlindjen, pasi mbeti jashtë finaleve të Kampionatit Evropian.Edhe pse kishte shprehur dëshirën ti bashkohej Shqipërisë në Francë për herë të parë prej 14 Tetorit 2009, trajneri Gianni De Biasi nuk e mori parasysh kërkesën, pasi më parë Besart Berisha refuzoi ftesat e vazhdueshme të trajnerit për të luajtur në kualifikueset e Euro 2016, me argumentin se distanca për udhëtimet nga Australia drejt Shqipërisë ishte tejet e madhe.