Edhe Driton Kuka ngrit zërin për klubet në Kosovë

Kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës drejtuar Komunave të Kosovës, që ta rrisin buxhetin për sportin, veçanërisht për klubet e ka përkrahur edhe trajneri – kampion olimpik në xhudo, Driton Kuka.

Njësoj si ai, mbrëmë, edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ngriti zërin, në mënyrë që komunat të mbështesin më shumë klubet.

KOK-u, ka konstatuar se momentalisht shumë klube në Kosovë janë në prag të shuarjes.

“Me shpresë që dikush po fillon të merret me klubet! Më se 10 vite duke trumbetuar këtë problem!!! Problemi ma i madh i sportit qysh pas çlirimit është përkrahja e vogël simbolike e klubeve nga Komunat!”, ka shkruar ndër të tjera Kuka në Facebook, “raporton “GazetaOlle.com”.

“Ma në fund Komiteti Olimpik i Kosovës ngriti këtë çështje në nivel alarmues para disa ditësh ndërsa sot edhe Ministri Kujtim Gashi i dha përkrahje fuqishëm kësaj inciative! Komunat me Kryetar të rinj financoni klubet e jepjuni rastin fëmijëve tanë të merren me sport që promovon edukim e shëndet!”, shtoi Kuka.

kukastatusi.jpg