Edhe Debatik Curri pensionet nga Kombëtarja

Nuk do të jetë vetëm Armend Dallku i cili do t’i jap lamtumirën Kombëtares në miqësoren Kosovë –Shqipëri, që do të zhvillohet me 13 nëntor në Prishtinë.

Në këtë takim pritet t’i jap lamtumirën me Kombëtaren edhe Debatik Curri.

Mbrojtësi është aktivuar me Shqipërinë që në vitin 2006 dhe ndeshje e fundit e tij me Shqipërinë ishte ajo e vitit të kaluar, Shqipëri – Danimarkë. Curri hyri në lojë si zëvëndësues në minutë e 87-të.

Debatik Curri i cili po riaftësohet nga një dëmtim që e ka pësuar para disa muajsh është pjesë e Flamurtarit të Vlorës.

31 vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar një gol në ndeshje kundër Holandës ku Shqipëria pësoi 2:1.