Eden Hazard befason të gjithë, ja çfarë thotë për transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona

Philippe Coutinho shkroi historinë pas transferimit te Barcelona, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Braziliani u bë transferimi rekord i Barcelonës, pasi klubi katalunas u pajtua të paguajë 160 milionë euro për Liverpoolin.

Dhe ish-ylli i Liverpoolit do t’i mungojë Premierligës. Kështu të paktën mendon Eden Hazard, mesfushori belg i Chelseat.

Hazard ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshje ndeshje të NBA-s ndërmjet Celtics dhe Philadelphia në Londër në ”O2 Arena” këtë të enjte.

Coutinho

”Coutinho zgjodhi kalimin në Barcelona, dhe të jem i sinqertë, nuk është një vendim i keq”.

”Është mirë për të, por keq për Premierligën. Ai ishte njëri ndër më të mirët në kampionat”.

”Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe Coutinho është lojtar fantastik”.

”Unë dua që ai të bëhet njëri ndër më të mirët në botë dhe ta shfrytëzojë avantazhin që ka në maksimum”, tha Hazard për beIN Sports. /Gazeta Olle/

Coutinho