E zbulon mediumi turk: Gjiganti anglez kontakton agjentin e Muriqit

Manchester Unitedi ka bërë ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, raporton ‘Fotospor’.

Sipas mediumit turk, Manchester Unitedi e ka kontaktuar agjentin e Muriqit, Haluk Canatar, dhe e ka informuar atë se duan të mbajnë bisedime me Fenerbahçen, shkruan Zëri.

Canatar pritet të mbajë një takim me zyrtarët e ‘Kanarinave të Verdha’ pas interesimit të Manchester Unitedit.

‘Djajtë e Kuq’, nga ana tjetër, e kanë në konkurrencë Tottenhamin për shërbimet e yllit të Kosovës.

Mediat turke raportuan dje se Tottenhami ka dërguar skoutë për Muriqin në ndeshjet e fundit.

Tottenhami ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Kuptohet se Tottenhami është ende duke e vëzhguar Muriqin, por që ende nuk ka pasur ndonjë takim konkret.

Fenerbahçe e vlerëson Muriqin me një vlerë prej 20 milionë funtesh.