E zbulon ekipin e fundit të karrierës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, dëshiron që ta mbyll karrierën në skuadrën ku luan aktualisht.

Aguero ka mahnitur më formën e shfaqur te ‘qytetarët’ ndërkohë që e ka edhe vlerësimin maksimal të trajnerëve dhe tifozëve. “Këtu ndjehem shumë mirë dhe dua që ta përfundojë karrierën këtu”, ka thënë reprezentuesi i Argjentinës, raporton ‘Goal.com’, e transmeton Gazetaolle.com

Kujtojmë se te Manchester City aktivizohet edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina. /Olle