E turpshme: Tjetër refuzim, Kabashi bën horë Shqipërinë me këtë deklaratë

Elvis Kabashi i kthen përgjigje negative edhe Flamurtarit. Pas refuzimit të ekipit kombëtar U-21 të Shqipërisë, mesfushori në pronësi të Juventusit ka refuzuar edhe Flamurtarin.

E ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë një ofertë konkrete për Kabashin, ky i fundit ka kthyer një përgjigje negative. Refuzimi nuk ka qenë për çështje termash financiarë të kontratës, por për diçka tjetër, që jo çdo lojtar mund ta bënte.

Duke qenë se Kabashi jeton në Itali dhe atje është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e tij, nuk mund të pajtohet me disa realitete shqiptare. Gjithçka ka të bëjë me kushtet.

“Nuk mund të vij në Shqipëri se aty nuk ka drita”, ka qenë përgjigjja që u është kthyer nga Kabashi drejtuesve të Flamurtarit, pasi e kanë telefonuar për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Kjo është hera e dytë që Elvis Kabashi e refuzon Shqipërinë pas asaj të vitit 2013, kur u ftua të luante në një miqësore që Shqipëria U-21 do të luante me Maqedoninë. Duke parë “CV”-në e pasur dhe karrierën e mesfushorit me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi italiane, drejtuesit e Flamurtarit kanë shfaqur interesim për këtë talent.