E turpshme, sulmohet trajneri te kadetët

Trajneri i Vëllaznimit nga Gjakova, Uran Luzha, thotë se është sulmuar trajnerit i kadetëve nga disa huliganë në Mitrovicë.

Kadetët e Vëllaznimit janë sulmuar pas ndeshjes. Kadetët e Trepçës shënuan fitore me dy gola dallim (19:17), në takimin e javës së 14-të.

“Pas përfundimit të ndeshjes së kadetëve, përderisa kadetët e klubit tonë iu drejtuan autobusit për të lënë çantat e tyre dhe furnizuar me ushqim u sulmuan nga disa huliganë të cilët ua kishin zënë pritën jashtë oborrit të palestrës ‘Minatori’. Në përpjekje për të qetësuar gjendjen dhe mbrojtur lojtarët, trajneri i kadetëve Shpend Cana u përpoq që të mos eskalonte ngjarja, mirëpo këta huliganë filluan të sulmonin me gur dhe mjete të forta drejt lojtarëve tanë me ç’ rast goditet trajneri i kadetlve. Pas këtij incidenti trajneri Cana u shoqërua në emergjencë për ndërhyrje për të shëruar plagën e shkaktuar në kokë. KH Vëllaznimi shpreh keqardhje për këto ngjarje të përsëritura për klubin tonë dhe kërkon nga organet kompetente që të zbulohen akteret të cilët shkaktuan këtë aksident. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit dhe incidentet të tilla të mos jenë të pranishme në sportin e hendbollit”, thuhet nga KH Vëllaznimi.

loading...

Loading...