E turpshme: Muharrem Sahiti tregon çka bëri Donis Avdijaj pas publikimit të formacionit zyrtar

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e fundit në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kosova e sfidon Ukrainën, në sfidën që fillon prej orës 20:45, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, ka krijuar një situatë të pakëndshme.

Ai është larguar nga skuadra, pasi e ka marrë vesh se nuk do të jetë startues.

Rreth çështjes në fjalë ka folur ndihmësi i Albert Bunjakut, Muharrem Sahiti.

albertbunjakumuharremsahiti

Ai ka zbuluar se Avdijaj është larguar pasi u zbulua formacioni zyrtar.

Pos largimit nga skuadra, sulmuesi nuk ka qëndruar në stadium për të mbështetur ekipin.

“Donisi është larguar. I ka thënë stafit se ka lëndim, por këtë e ka bërë pasi është zyrtarizuar formacioni. DO t’i marrim raportet e mjekëve dhe pastaj do të vendosim për të. Ai nuk ka qëndruar për ta përkrahur skuadrën nga shkallët”, deklaroi Sahiti për “Supersport”.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e Kosovës rebelohen. /Gazeta Olle/

avdijaj 1 avdijaj