E turpshme: Bërbatovci meritoi “karton të zi”

Florim Bërbatovci njihet si lojtar korrekt, por sot ka bërë një gjest të turpshëm.

Ai shkeli në trup pa pikë mëshire portierin Visar Bekaj, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Fatmirësisht, Bekaj nuk u dëmtua. Edhe pse Bërbatovci e shkeli në brinjë, prishtinasi shpëtoi lehtë.

Gjyqtari Gramos Shala e ndëshkoi me karton të kuq.

Po të kishte karton të zi në futboll, atë do ta meritonte Bërbatovci. /Gazeta Olle/