E tmerrshme: Tifozi bie nga tribunat në Superligën e Zvicrës (FOTO)

Një incident dramatik ka ndodhur në ndeshjen e Superligës së Zvicrës mes Thun dhe Sion.

Gjatë kësaj ndeshje, një tifoz ka rënë nga tribunat e stadiumit, nga një lartësi afër 3 metra, shkruajnë mediet në Zvicër, përcjell lajmi.net.

Raportohet se pas rrëzimit, tifozi menjëherë është dërguar në spital.

tijjsjsj-650x358