E tmerrshme: Ribery po mendon të lërë futbollin!

Dhimbjet në kyçin e këmbës e kanë acaruar mesfushorin e Bayernit, Franck Ribery.

Ai nuk luan që në pranverë dhe mund të mos jetë gati për fazën përgatitore të korrikut.

Dhe, sipas asaj që shkruan e përditshmja franceze “L’Equipe”, 32-vjeçari edhe mund të vendosë t’i japë fund karrierës.

Bayerni që tani po kërkon një lojtar për ta zëvendësuar. Alternativat më të përmendura janë Angel di Maria dhe Antoine Griezmann.