E tmerrshme, futbollistët e një skuadre sulmohen me armë

 

Tragjedi në futbollin Nigerian. Pesë futbollist të skuadrës Kano Pillars janë plagosur pas sulmit që disa persona i bënë autobusit të ekipit të tyre, derisa ata po udhëtonin për të zhvilluar ndeshjen me Heartland, në fundjavë.

Incidenti ndodhi na Abaji.

Personat që kishin tentuar të grabitnin lojtarët, gjuajtën disa herë me armë në autobusin e lojtarëve.

Klubi menjëherë doli me një njoftim, duke bërë me dije se lojtarët Gambo, Ogbonaya, Eneji, Otekpa, Murala dhe Ekpai mbetën të plagosur nga plumbat e armëve.

Të gjithë janë shtrirë në spital. (Gazeta Olle)

kk