E tmerrshme: Futbollisti i Leicesterit thyen këmbën

Daniel Amartey, u bartë jashtë fushës me barelë gjatë pjesës së fundit të ndeshjes kundër West Hamit në stadiumin King Power, pasi pësoi thyerje të tmerrshme në këmbën e majtë.

Amartey, i cili po luante si mbrojtës i krahut të djathtë, u largua nga fusha mbrëmë pasi pësoi lëndim serioz në kyçin e këmbës së majtë, pas një përplasjeje me Michail Antonio e West Ham Unitedit, shkruan Express.

Këpucët e Amarteyt kishin ngecur në barin e fushës dhe ai e kishte thyer kyçin e këmbës së majtë. Atij i kishte ardhur menjëherë në ndihmë stafi mjekësor, të cilët i kishin dhënë oksigjen brenda në fushë para se ta dërgonin në zhveshtore me barelë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Leicesterit, Claude Puel, nuk e kishte konfirmuar lëndimin e tij, por kishte thënë se shpreson që nuk është ndonjë lëndim serioz.

“Mendimi im i parë është për lojtarin tim në fund, Amartey. Shpresoj që nuk është serioze, ai luajti mirë dhe dha gjithçka. Është e vështirë të shohësh diçka të tillë në fund të ndeshjes”, ka thënë Puel.

“Mendimet e mia janë më shumë për lëndimin e tij sesa për ndeshjen. Ai ka nevojë të trajtohet dhe pastaj do ta shohim. Shpresoj që nuk është asgjë serioze”.

IMG_5929