E shet medaljen për kokainë!

Një histori që e ka tronditur futbollin brazilian është zbuluar së fundi në këtë vend. Ish kampioni i botës me Brazilin, Paulo Cesar ka treguar një sekret të pabesueshëm, por të vërtetë.

Ish bashkëlojtari i Peles që u shpall kampion i botës në vitin 1970 me Brazilin ka rrëfyer se në shtëpi më nuk e ka medaljen e kupës së Botës.

“Fatkeqësisht unë nuk e kam më atë. Medaljen e kam shitur për të blerë kokainë. Për mua kokaina ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër dhe për të e shita. Ndoshta është turp të tregoj, por ky është realiteti” ka thënë Cesar./Indeksonline/