E rrallë: Vajzat mbledhin topat në ndeshjen Drenica – Vëllaznimi (FOTO)

Djemtë të moshës rinore zakonisht qëndrojnë pas portave, për të mbledhur topat e goditur gabimisht nga futbollistë.

Mirëpo, të mërkurën, kështu nuk ishte në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Skuadra vendase, që luante ndaj Vëllaznimit, kishte angazhuar disa femra për mbledhjen e topave, e të cilat shpresojnë që në të ardhmen të bëhen futbolliste të njohura.

Në fotot e siguruara nga Gazeta Olle, të dërguara nga fotografi i KF Drenicës, Hilmi Veliu, shihet se si femrat janë pajisur me veshjet që nevojiten për të qëndruar pas vijave fundore dhe atyre anësore.

Vajzat i sollën fat Drenicës, e cila fitoi (1:0), pas një kohe të gjatë. (Gazeta Olle)

topat