E rrallë: Etrit Berisha poston foto me të dashurën, ja si duket ajo (FOTO)

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha nuk është që zë shpesh me jetën e tij private.

Ai prej kohësh është në lidhje me Aidën, një vajzë që jeton në Suedi.

Nga kjo pjesë nuk kuptojmë shumë për faktin që dyshja janë hermetik mbi privatësinë.

Megjithatë, janë disa momente të shënuara ato që bëjnë përjashtim si ky i fundit.

Portieri i kombëtares shqiptare ka postuar një fotografi përkrah Aidës me rastin e ditëlindjes së saj.

Ndryshe, nuk dihet nëse Etriti dhe Aida kanë plane për ndonjë kurorëzim të lidhjes në të ardhmen e afërt.

Prishtinasi e ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me Atalantan në Serie A.

Ai ia doli që të kualifikohet me ekipin zikaltër në Ligën e Evropës.

etrit berisha Etrit-Berisha