E rëndë, portieri i Partizanit të Tiranës tenton të vetëvritet, duke u hedhur nga kati i gjashtë

Ngjarje e rëndë në Klubin Partizani të Tiranës.

Portieri i dytë Aldo Teqja ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës.

24 vjeçari është shtruar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë mediat shqiptare, raporton Gazeta Olle.

Sipas Policisë, Aldo Teqja ka tentuar të vetëvritet, ndërsa dyshohet se kushtet e rënduara psikologjike kanë quar deri tek ky akt.