E provon motocross’in për herë të parë dhe e zë vendin e dytë

Sportet e ndryshme në Kosovë kanë filluar të lulëzojnë me aktivitete të ndryshme.

Tashmë, Motocross ka mbajtur aktivitete të radhës ku shkëlqeu edhe në këtë garë, Riad Halipi, shkruan Gazeta Olle.

Ishte vetëm gara e dytë për klubin “Motocross Gollaku” por që arritën të dalin me pozitën e dytë në kategorinë E3.

“Gara e dytë për klubin tonë, prapë vendi i dytë në kategorinë E3 me garuesin tonë Riad Halipi “Edeku i Prishtinës”, thuhet mes tjerash në faqen zyrtare në rrjetet sociale të “Motocross Gollaku”.

Fotografia e Motocross Gollaku