E premtja e Superligës, sot luhen tri finale barazhi, Flamurtari luan në stadiumin e vet

E premtja vjen me tri ndeshje mjaft interesante në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Të tria ndeshjet vlerësohen finale barazhi, pasi të gjitha skuadrat kanë të njëjtat qëllime, largimin nga zona barazh.

Në Suharekë, Ballkani pret Gjilanin, në duelin e skuadrave jashtë forme, shkruan Gazeta Olle.

Në Riza Lushta të Mitrovicës, Trepça ’89 pret Ferizajn, që në katër ndeshjet e fundit grumbulloi 12 pikë.

Ndeshje do të ketë edhe në kryeqytet, ku do të përballen dy skuadrat kuqezi, Flamurtari dhe Drenica. Takimi luhet në stadiumin e Flamurtarit. Prishtinasit rikthehen në folenë e vjetër, duke u larguar nga stadiumi Fadil Vokrri.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00. Tri ndeshjet tjera luhen të shtunën.