E pranon Vukiçeviq: Erdha për pagën e lartë, nuk njoh Superligën por njoh kryetarin e klubit

Feronikeli dy ditë më parë ka prezantuar trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviq.

Në konferencën për media, gjatë prezantimit trajneri malazez ka treguar arsyet pse zgjodhi t’i bashkohet skuadrës nga Drenasi, shkruan GazetaOlle.

Sipas Vukiçeviq, ana financiare ishte nga pjesët kryesore pse vendosi të merr këtë hap.

“Shpresojmë të kemi bashkëpunim të mirë. Me presidentin e Feronikelit më janë dashur vetëm 10 minuta kohë të vendosi për bashkëpunimin .

Për skuadrën kam pak informacione dhe nuk njoh lojtarët, por edhe Superligën e Kosovës, por kam informacione shumë për kryetarin e klubit.

Unë u befasova kur kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj më propozoj të diskutojmë për bashkëpunim, sepse unë kisha disa plane të tjera, por në futboll as një herë nuk i dihet edhe pse kisha negociata në disa plane tjera.

Mirëpo në futboll nuk mund ta mohoj sepse pjesa financiare është e rëndësishme për ne, dhe secili prej nesh e shikon këtë gjë shumë”, ka thënë në konferencën për media, Vukiçeviq.

/GazetaOlle