E para në Bullgari

Pingpongistja Besire Dmaniku shfaqi formë të mirë në turneun e 17-të ndërkombëtar për veterane që u mbajt në Albena të Bullgarisë. Ajo në një konkurrencë të fortë triumfoi. “Në turne morën pjesë 239 pingpongist dhe pingpongiste nga 19 vende të botes.

 

Edhe Kosova u paraqit në këtë festival me tre përfaqësues të cilët përfaqësuan denjësisht pingpongun e Kosovës. Shkëlqeu pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku duke fituar vendin e parë në konkurrencën e veteraneve (mbi 30 vjet) duke lënë pas vetes pingpongiste nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria”, thuhet nga FPPK-ja