E papritur: Sulmuesi i njohur i Premierligës do t’i nënshtrohet një testi në tru

Peter Crouch ka premtuar se do t’i nënshtrohet një testi të CTE-s pas deklaratave të fundit të Alan Shearerit.

Ikona e Newcastles së fundmi ka konfirmuar se është në rrezik të një sëmundje mendore apo ndryshe siç njihet si ”dementia”, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Rast të njejtë pati edhe ish-sulmuesi i Anglisë, Jeff Astle, i cili vdiq nga një traum në tru në vitin 2002.

Kjo sëmundje shkaktohet për shkak të goditjeve të shpeshta të topit me kokë.

Crouch

Dhe Crouch deri më tani ka shënuar 52 gola me kokë në Premier League, shifër kjo e cila është rekorde.

Tani gruaja e tij, Abbey Clancy e ka këshilluar burrin e saj që t’i nënshtrohet këtij testi për ta parandaluar më herët këtë sëmundje.

”Unë gjithnjë kam besuar se problemi është për një gjeneratë më të ndryshe”.

”Kam parë storie tragjike të Jeff Astle dhe Nobby Stiles dhe mendoja se shkak i kësaj janë topat e vjetër, me të cilët është luajtur më parë”.

Shearer

”Unë tani do ta bëj një CTE dhe do ta shohim se a kam ndonjë problem”, u shpreh Crouch për Daily Mail. /Gazeta Olle/