E papritur: Mbappe e largon nga festa e Superkupës, Neymarin

Paris Saint-Germain fitoi për herë të shtatë radhazi dhe për të nëntën në histori trofeun e Superkupës së Francës.

Ky triumf erdhi pas fitores me përmbysje ndaj Rennes (2-1), ku golat u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria.

Ylli francez bëri një veprim të çuditshëm gjatë festës së skuadrës, kur përzuri nga festa Neymarin, transmeton lajmi.net.

Video ku shihet veprimi i Mbappe ka bërë xhiron në rrjetet sociale, pikërisht pse braziliani po lidhet çdo di e më shumë me largimin nga ‘Parc des Princes’.