E papritur, Hajvalia me kryetrajner të ri (FOTO)!

Nuk është Ismet Munishi më kryetrajner i Hajvalisë. Në fakt, ai do të ushtrojë këtë detyrë, por zyrtarisht në protokollin e Hajvalisë, kryetrajner do të jetë Naser Prapashtica.

Shkak për këtë është bërë licenca A, të cilën nuk e posedon Munishi. E ky i fundit, ka emëruar Naserin trajnerë të portierëve, mirëpo emri i të njëjtit do të figurojë si kryetrajner i Hajvalisë.

Munishi do të mbetet ndihmëstrajner, derisa do të jetë në bankinën e Hajvalisë. “Dua që ta falënderojë trajnerin Naser Prapashtica, i cili pranoj që të bashkëpunojë me neve. Po ashtu, të gjithë kolegët që shprehën gatishmëri e në veçanti Agron Selmanin, i cili ka qenë i pari që më ka ofruar ndihmë për shkak të dokumentacionit”, ka thënë Munishi për Gazetën ‘Olle’. Të kujtojmë se Ismet Munishi është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2014 nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). (Gazeta Olle)

Ismet