E papritur: Gjiganti evropian shkarkon trajnerin e skuadrës

Nga dita e nesërme, Borussia Dortmundi pritet të mbetet pa trajner.

Kjo pasi që trajneri, Peter Bosz pritet të shkarkohet nga klubi gjerman, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

E gjithë kjo vjen pas humbjes së sotme nga Werder Bremen në shtëpi me rezultat, 1:2.

Dhe kjo humbje e lë Dortmundin me 22 pikë në renditjen tabelare të Bundesligas, konkretisht në vendin e shtatë.

Bosz

Lajmin e ka konfirmuar Bild, gazetë e cila shkruan se Dortmundi do ta bëjë zyrtar këtë vendim nesër.

Me Bosz në krye të klubit, Dortmundi e ka regjistruar vetëm një fitore në 13 ndeshjet e fundit.

Dhe kësaj duket se i ka ardhur fundit, pasi që drejtuesit e Dortmundit nuk janë duke pasur më durim me trajnerin, Bosz.

Kujtojmë se Dortmundi u eliminua gjithashtu nga Champions League këtë javë, teksa garat tani do t’i vazhdojë në Europa League. /Gazeta Olle/

Bosz