E PAPRITUR: 11 ditë para fillimit të edicionit të ri, dorëheqet kryetari i klubit kosovar

KF Malisheva ka marrur një goditje të madhe para fillimit të edicionit të ri.

Tashmë, Kryetari i këtij klubi, Afrim Bytyqi ka paraqitur dorëheqjen nga kjo skuadër, shkruan GazetaOlle.

Ai e ka kumtuar lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook duke i sqaruar edhe arsyet e largimit.

Njoftimi: Unë Afrim Bytyqi paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti presidentit te klubit te futbollit te Kf Uv Malisheva.

Paraqes dorheqjen time per arsye personale dhe shkaku i angazhimeve qe kam ne jeten private dhe ne biznes.

Falenderoj te gjithë sportdashesit, tifozet, ne veqanti futbollistet ku edhe njeherit ishin ma meritoret per suksesin historik qe arritem inkuadrimin ne ligen e parë te Kosoves.

Falenderoj stafin Kastriot Kafexhollii, Kastriot Telaku, Skender Ulluri dhe trejnerin Senad Alirifa per sukseset dhe bashkpunimin fantastik qe patem. Falenderoj te gjithë sponzoret per bashkpunimin qe patem, falenderoj komunen e Malisheves e ne veqanti kryetarin Ragip Begaj per ndihmen dhe kontributin e vazhdueshem…!

Klubit i deshiroj shume suksese ne vazhdimsi, klubit i deshiroj suksese shume te mdhaja.,

Me respekt shume te madh ish presidenti Afrim Bytyqi.