E pabesushme: Legjenda Mike Tyson shokohet nga policia në këtë shtet

Policia e Kilit e ka ndaluar Mike Tysonin që të futet brenda vendit.

Kjo pasi që dokumentet e boksierit legjendar nuk ishin në përputhshmëri me ligjet e emigracionit në Kili, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Ish-kampioni i botës në pesha të rënda planifikonte që të merrte pjesë në një ceremoni të çmimeve për filmat aksion në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Më pas, policia postoi një foto të Tysonit duke ecur në aeroport me dy përcjellësit policor.

DOSU5moXUAAMVlh

”Detektivët nga policia ndërkombëtare janë duke e shqyrtuar këtë rast”.

”Pas shqyrtimit të dokumentave, u konstatua se të gjithë ata që janë të ndjekur penalisht, nuk mund të futen në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tyson ishte i akuzuar në vitin 1992 për një dhunim.

Kjo kishte ndodhur pasi që ai kishte dhunuar një të mitur. /Gazeta Olle/

DOSQSReXkAA1ydw

340077_TS_10-11-17_4865671946_