E pabesueshme: Tyson Fury rrezikon 8 vite suspendim!

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Tyson Fury rrezikon një suspendim tetëvjeçar nëse konfirmohet nga zyrtarët e anti-dopingut se ka dhënë dëshmi të rrejshme, njofton “Mail on Sunday”, transmeton Koha.

Një fermer të dielën ka thënë se një anëtar i stafit të Furyt i ka premtuar atij 25 mijë funte nëse u thotë autoriteteve britanike të anti-dopingut se ai ka furnizuar Furyn me derra të egër. Fermeri ka deklaruar se ato para kurrë nuk i ka marrë.

Fury në dëshminë e tij për testimin pozitiv në shkurt të vitit 2015, kishte thënë se ka ngrënë mish të derrit të egër të pa kastruar. Fury ishte suspenduar për dy vjet. Por, nëse konfirmohet mashtrimi me dëshmi atëherë si ai ashtu edhe kushëriri i tij Hughie Fury, që po ashtu është boksier, rrezikojnë suspendim deri në tetë vjet.

Promotori i Furyt, Frank Warren ka mohuar akuzat.

Fury muajin e kaluar fitoi titullin e botës në versionin WBC në boks profesionist, duke e mposhtur amerikanin Deontay Wilder me nokaut teknik në raundin e shtatë.