E pabesueshme si duket stadiumi i Drenicës sot pas shiut të madh

Gjendja në stadiumin “Bajram Aliu” është katastrofike, pas të reshurave të fundit në vendin tonë.

E gjithë fusha është mbuluar me ujë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pavarësisht motit nesër, terreni duket i papërmirësueshëm për sfidën e së shtunës mes Drenicës dhe Lirisë.

Faqja KF Drenica ka postuar një foto, duke e konsideruar të pakalueshme fushën e “Bajram Aliut”.

24254738_1517683348267338_2163822076192610307_o

Më poshtë e keni njoftimin e plotë.

“Vështirë të besohet se mund të ketë ndeshje futbolli këtë fundjavë në superligën e Kosovës.

Reshjet e shiut që po vazhdojnë ende dhe pritet të vazhdojnë deri te dielën i kanë kthyer fushat e futbollit në Kosovë në pishina olimpike.

Kjo foto është bëre sot në stadiumin Bajram Aliu, por me siguri kështu janë të gjitha fushat e futbollit në Kosovë”.

Ndryshe, stadiumi i Drenicës ka “çaluar” vazhdimisht gjatë këtij sezoni, duke u mbushur me lloç. /Gazeta Olle/

drenica drita lloq drenica drita lloq drenica drita drenica drita lloq drenica drita