E pabesueshme se si është gjendja e stadiumit ‘Ferki Aliu’

FC Vushtrria nga ky edicion do luaj në eliten e futbollit kosovar.

Por Vushtrria po përballët me një problem tejët të madhë, shkruan Gazetaolle.com.

Gjendja në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrrië është jashtë çdo norme sportive.

Fotografia e FC Vushtrria

Në stadiumin kur pak vite më parë ka luajtur Milot Rashica e Florent Hasani, tashmë që të dy pjesë e Kombëtarës së Kosovës, pamjet janë të tmerrshme.

Më posht njoftimi nga FC Vushtrria:

Kështu është ”shpërblyer” Vushtrria.

I dhamë Kosovës shumë talenta ndër vite, rasti i fundit me Milot Rashicen e Florent Hasanin ku të gjithë po ndihemi krenar me keta djelmosha!

Ndersa 20 vjet pas luftës, i vetmi investim në stadiumin e qytetit ka qene tribuna përendimore (ndërtim i vrazhdë), e cila në plan projekt ka qene e paraparë të ndërtohen edhe zhveshtoret e reja, projekt që mbeti vetëm në letër.

Fotografia e FC Vushtrria

Fotografia e FC Vushtrria