E pabesueshme sa shumë ka ndryshuar Muharrem Sahiti gjatë karantinës!

Shumë personalitete të futbollit e kanë ndryshuar dukjen e tyre gjatë pandemisë koronavirus.

E një prej tyre është edhe trajneri kosovar, Muharrem Sahiti, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo u pa në video-lidhjen që e kishte ai mbrëmë me emisionin sportiv në Klan Kosova.

Sahiti tashmë ka lëshuar mjekrën, e cila për shkak të ngjyrës bie në sy mjaft shumë.

Sahiti foli rreth rifillimit të kampionatit 2019/20 të futbollit kosovar.

Ai theksoi që do të ishte sportive që fati i sezonit të vendoset në fushë.

Përpos që është ndihmës-trajner në skuadrës së parë te Kosova, Sahiti është edhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës. /Gazeta Olle/