E pabesueshme sa para iu ka borxh Besa futbollistëve

Besa e Pejës vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare si asnjëherë më parë pasluftës.

Klubi pejan ende nuk ka kryer një pjesë të madhe të obligimeve ndaj lojtarëve dhe një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Klubi u ka borxh rreth tri paga, shumicës së lojtarëve, disave edhe para nga kontrata si dhe një pjesë të premisë së Kupës, raporton KTV.

besa

Borxhi ndaj lojtarëve sipas informacioneve të Kohavisionit, kap shifrën e rreth 100 mijë eurove.

Kastriot Rexha është lojtari ndaj të cilit ka më së shumti obligime Besa, saktësisht 15 mijë euro.

Problemet e shumta kanë ndikuar që shumica e lojtarëve të përbërjes së parë të largohen.

Rexha Rexha