E pabesueshme në Kupën e Amerikës: Medel përplaset me Messin, gjyqtari i përjashton të dy me të kuq!

Tensione të mëdha në përballjen për vendin e tretë në Kupën e Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit.

Gjyqtari kryesor ka treguar kartonë të kuq për dy kapitenët, Lionel Messi dhe Gary Medel, përcjellë Gazeta Olle.

Medel humbi kontrollin duke u përplasur me Messin, por gjyqtari i përjashtoi të dy!

Përplasja mes tyre ka shkaktuar tensione edhe te futbollistët tjerë, me tollovinë në fushë që ishte e pashmangshme.

Çuditërisht, gjyqtari nuk kërkoi fare ndihmën e VAR-it, për t’u siguruar nëse mori vendimin e drejtë.

Protesta të mëdha nga argjentinasit, që pretendojnë se Messi nuk bëri asgjë për t’u përjashtuar. /Gazeta Olle/