E pabesueshme: Mesfushori i Barçës ka shënuar më shumë se ”BBC”-ja e Real Madridit në La Liga këtë sezon

Barcelona arriti ta mbajë ecurinë pozitive me fitore edhe sot në kuadër të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes triumfoi si mysafir i Leganesit me rezultat, 3:0, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Dy gola për mysafirët i shënoi sulmuesi uruguajan, Luis Suarez.

Dhe një gol në fund të takimit i takoi edhe mesfushorit, Paulinho.

Paulinho

Ajo që ka befasuar më së shumti opinionin sportiv është kualiteti i treguar në çdo ndeshje nga Paulinho.

Paulinho, i cili dështoi në Tottenham më parë, u transferua këtë verë në ”Camp Nou”.

Dhe ai po luan një rol të madh në mesfushën e liderit të La Ligas.

Ai është treguar i suksesshëm edhe në fazën ofanzive me Barcelonën.

Paulinho

Paulinho ka shënuar katër gola në La Liga këtë sezon, më shumë se treshja e Real Madridit, ”BBC”, e cila ka shënuar vetëm njëherë. /Gazeta Olle/