E pabesueshme: Ky është bilanci katastrofal i Besës në 20 ndeshjet e fundit!

Tre herë kampionët e vendit tashmë edhe zyrtarisht kanë zbritur në Ligën e Parë.

Me vetëm 5 fitore dhe katër barazime për 31-të javë, Besa nga Peja ka zhvilluar njërin ndër edicionet më të dobëta në histori të klubit, me ç’rast u ka kushtuar edhe me humbjen e statutit të elitarëve.

Në 20 ndeshjet e fundit pejanët kanë regjistruar vetëm një fitore dhe dy barazime, duke marrë kështu 7 pikë nga 60 të mundshmet, shkruan Gazetasheshi.com.

Besa-Trepca-89-Formacionet-696x465

Si për ironi të fatit nga 13 ndeshjet e stinorit pranveror ekipi i Valdet Shoshit mori vetëm pesë pikë, pavarësisht se kishin afatin kalimtar të janarit në dispozicion për të forcuar organikën e tyre.

Mbetet për tu parë Besa e sezonit të ardhshëm në Ligën e Parë, ndërkohë që më poshtë keni statistika të pejanëve që tregojnë më së miri për edicionin e tyre.

Rezultatet e Besës së 20 ndeshjet e fundit:

Java 12: Besa 0-0 Gjilani

Java 13: Drita 2-0 Besa

Java 14: Besa 0-4 Feronikeli

Java 15: Flamurtari 3-1 Besa

Java 16: Besa 1-6 Llapi

Java 17: Liria 3-0 Besa

Java 18: Besa 1-2 Vëllaznimi

Java 19: Drenica 2-2 Besa

Java 20: Besa 0-1 Trepça ‘89

Java 21: Vllaznia 1-0 Besa

Java 22: Besa 1-3 Prishtina

Java 23: Feronikeli 2-1 Besa

Java 24: Besa 1-0 Gjilani

Java 25: Liria 2-2 Besa

Java 26: Besa 0-2 Drita

Java 27: Prishtina 1-0 Besa

Java 28: Besa 0-1 Drenica

Java 29: Vëllaznimi 0-0 Besa

Java 30: Besa 0-4 Flamurtari

Java 31: Trepça ’89 2-0 Besa