E pabesueshme: Kjo është paga e Nderim Nexhipit te Drita

Nderim Nexhipi edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dritës nga Gjilani, me të cilën do të luajë deri në muajin maj.

Mesfushori shkupjan gjatë ditës së sotme, në Durrës, ku skuadra e Dritës ështe duke i zhvilluar përgatitjet dimërore, do të takohet me kryetarin e klubit, Valon Murseli, dhe pas arritjes së marrëveshjes do të prezantohet me fanellën e tij të re.

Nexhipi do të behët futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë, teksa do të marrë 20 mijë euro për katër muaj (sezoni përfundon në muajin maj), çka është një shifër rekord në kampionatin kosovar.

Me këtë përforcim, Drita s’ka dyshime se ka sjellë një përforcim të madh, i cili do ta ndihmojë atë drejt realizimit të objektivave. Vlen të përmendet se në kampionatin e Shqipërisë, Nderim Nexhipi, ish-kapiteni i Partizanit, njihej si “lojtari i derbeve”, pasi gjithmonë shënonte në përballjet ndaj Tiranës.