E pabesueshme: Kjo është paga e Malës, sensacionit të Partizanit këtë sezon!

Këtë sezon te Partizani po shkëlqen mesfushori kosovar Esat Mala, i cili arriti të grumbullohej edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë.  

Besojeni apo jo, por ai merr vetëm 500 euro në muaj sipas Panoramës, përcjellë Gazeta Olle.

Mala, përpos punës së palodhshme në mesfushë, ka qenë efikas edhe në sulm.

Rezultate imazhesh për esat mala partizani

Ai ka realizuar gola vendimtar në stinorin vjeshtor për Partizanin.

Kujtojmë realizimet ndaj Tiranës dhe Kukësit, që ia dhanë ekipit tiranas plot 6 pikë.

Sigurisht, te Partizani e dinë që nëse nuk ia ngritin pagën së shpejti Malës, atë mund ta shohim me ndonjë fanellë tjetër, te ndonjë klub që e respekton më shumë. /Gazeta Olle/

Rezultate imazhesh për esat mala partizani