E pabesueshme: Gjermania eliminohet nga Botërori

E pabesueshme, por e vërtetë: Gjermania bie nga grupi në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Joachim Low ka thyer një prej rekordeve më të zeza në histori, duke mos arritur të kalojë grupin.

Gjermanët humbën nga Korea e Jugut, 2:0.

Kësisoj ata grumbulluan 3 pikë, 3 më pak se Suedia e Meksika që kryesuan grupin.

Para Botërorit, Gjermania llogaritej si ndër favoritët për triumfin në fund, por ata sot duhet të rezervojnë biletat për t’u rikthyer në shtëpi.