E pabesueshme cilat klube i ka refuzuar Dabiqaj për Feronikelin

Feronikeli sot ka befasuar opinionin futbolldashës, duke e transferuar një ndër lojtarët më perspektiv në futbollin kosovar, Albert Dabiqaj.

Mesfushori u prezantua sot te skuadra nga Drenasi, duke premtuar maksimumin për klubin.

Në një prononcim për gazetën, Dabiqaj tregon se ka pasur shumë oferta. Ai i ka refuzuar të gjitha, për të nënshkruar me Feronikelin.

dabiqaj

 

“Më kanë kërkuar Skënderbeu, Prishtina, Vëllaznimi, Trepça ’89, Drita dhe Gjilani, por kam vendosur që të zgjedh Feronikelin”, deklaroi Dabiqaj për “GazetaOlle.com”.

“Jam shumë i lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Kryesia e klubit është treguar shumë korrekte me mua”.

“Tani do të jap maksimumin në fushën e lojës. Kemi skuadër të mirë dhe besoj që do t’i arrijmë objektivat”, u shpreh ish-anëtari i Besës.

Ai ishte ndër mesfushorët më të dalluar në Vala Superligë në edicionin e kaluar, të cilin e mbylli duke fituar Kupën e Kosovës.

Bashkë me Dabiqajn sot u prezantuan edhe tri përforcimet tjera të Feronikelit, Arbër Prekazi, Qemail Elshani dhe Granit Arifaj.

dabiqaj dabiqaj