E pabesueshme çfarë i bëjnë statujës së Messit

Statuja e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, është shkatërruar për herë të dytë brenda këtij viti në Buenos Aires të Argjentinës. Edhe kësaj radhe policia argjentinase ka deklaruar se nuk ka informata se çfarë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes por në mëngjes statuja është parë e shkatërruar.

Pas këtij akti të shemtuar, statuja është dërguar në muzeun e qytetit për t’u përpunuar dhe do të rikthehet përsëri në vendin e saj. Herën e parë kjo statujë ishte shkatërruar në janar të këtij viti, ndërsa kujtojmë që ajo është vendosur aty në qershorin e vitit 2016.

Image result for messi statue

Në këtë pjesë të qytetit përveç statujës së Lionel Messit janë edhe të sportistëve tjerë argjentinas si basketbollistit Manu Ginobili, tenistëve Guillermo Villas e Gabriela Sabatini dhe sportistëve tjerë me famë botërore. /Gazeta Olle/

Image result for messi statue