E mundi De Biasin, kjo është deklarata e Zinedine Zidanes

‘Timonieri’ i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Depertivo Alaves me rezultat 1-2.

Ai ka lavdëruar Dani Caballos për dy golat dhe tha se ishte një fitore e merituar.

“Jam i kënaqur me Dani Ceballos. Ai kishte rastin dhe bëri një ndeshje të mirë. Do ketë më shumë shanse për të luajtur. Ceballos tregoi se meriton të jetë pjesë e Realit”.

“Ne do provojmë dinamikën e klubit në ndeshjet e ardhshme. Ne duam gjithmonë të fitojmë, qoftë në shtëpi apo si mysafirë”.

“Një fitore e merituar, ata kishin shanse, por ne më shumë dhe realizuam dy nga ato”, ka thënë Zidane.

Ndryshe, për Alavesin në këtë ndeshje debutoi ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.