E mposhti kancerin, i kthehet futbollit

Marco Russ ka shënuar fitoren më të rëndësishme në jetën e tij.

Ai është kthyer në stërvitje me ekipin e Eintracht Frankfurt pasi ka mposhtur kancerin.

Russ e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj.

Gjithsesi, trajneri Nico Kovac ka bërë me dije se do të duhet pak kohë përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës.

Russ ka thënë se do t’i ndihmojë ekipit në kohën kur do të jetë në formën ideale.

loading...