E mbani mend Shkëmbim Salihun që luante te Prishtina? Shikoni ku ka përfunduar ai!

Shkumbin Salihu është transferi i ri i Minatorit të Magures.

Kështu ka njoftuar në faqen zyrtare skuadra e Ligës së Dytë kosovare, përcjellë Gazeta Olle.

“KF Minatori ka arritur marrëveshje për sezonin pranveror me nje lojtarë me përvojë të madhe, me nje mjeshtër të fubollit, Shkumbin Salihu.

Shkumbimi ka një përvojë të jashtëzakonshme në Futbollin Kosovar, i cili jo rastësisht quhet mjeshtër i mesfushës.

Shkumbini veshi fanelat e shumicës së skuadrave të njohura të Superligës, derisa sezonin e kaluar ishte truri i suadrës së KF Ferizajit”, ka shkruar KF Minatori në faqen e tyre zyrtare.

Futbollisti ferizajas, më parë ka veshur fanellën e Ferizajt, Prishtinës, Besës, Gjilanit e Flamurtarit.