E mbani mend këtë tifoz të Liverpoolit: Ja si duket ai sot

Liverpooli arriti të fitojë një trofe të madh pas disa vitesh mungesë.

The Reds u shpallën kampionë të Evropës duke triumfuar në finalen e Championsit kundër Tottenham Hotspurs, 2:0.

Ata e arritën këtë sukses nën drejtimin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, vetëm një vit pasi dështuan ta bëjnë një gjë të tillë, duke u mposhtur nga Real Madridi.

E, përgjatë viteve, tifozët e Liverpoolit ishin ‘pre’ e talljeve të ndryshme në rrjete sociale. Një nga fotografitë ikona të talljeve ishte edhe ky tifoz duke qarë pas një humbje, shkruan Gazeta Olle.

Por, gjërat tani janë ndryshe për tifozët e The Reds. Këto ditë, ata lirshëm mund t’i vizitojnë rrjetet sociale dhe të ndihen krenar me suksesin e klubit të tyre.

Njëjtë po ndihet edhe tifozi ikonë, që tani sigurisht se ka pamje shumë më të lumtur. /Gazeta Olle/