Shkëlzen Gashi te klubi i madh italian?

 

Shkëlzen Gashi ka zbuluar ofertën e Lazios, dhe transferimin e mundshëm tek skuadra romane. Kështu ka shkruar ai në rrjetin social ‘facebook’ pak minuta më parë.

“Ju falënderoj të gjithëve që më përkrahni mua, që më doni. Doja vetëm të ju tregoja që FC Lacio ka bërë ofertë për mua me vlerë prej 8 Milion Euro dhe Baseli më ka hapur rrugën që të shkoj te Lacio. Ndoshta do transferohem sepse aty kam shokët e mi ‪#‎Lorik Cana (©) dhe Etrit Berisha”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Nuk dihet nëse ky është profili zyrtar i sulmuesit të Kombëtares, mirëpo nëse ai e ka shkruar vërtetë këtë, atëherë ky do të ishte njëri prej transfereve më të mëdha të futbollistëve të Kombëtares. (Gazeta Olle)

gashi